Qeveria e Kosovës ka votuar Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje dhe ia ka proceduar Kuvendit për votim.
Në mbledhjen e egzekutivit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “ky projektligj është inicuar edhe në legjislaturat e kaluara dhe se mundëson votimin e diasporës në ambasada dhe konsullata duke ua ofruar mundësinë për votim më të lehtë”.
Ndërsa nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para mediave tha se “vendi ka shumë më tepër urgjenca se sa ndryshmin e Ligjit për zgjedhje, si ajo e pandemisë dhe e gjendjes ekonomike”.
“Ne e kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore dhe se ka nevojë për përmirësime në këtë fushë, por ne e dhamë mendimin që nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë dhe me urgjencë”, u shpreh Hamza.
Ndërkohë, të ngutshme dhe shantazhuese e ka cilësuar Lidhja Demokratike e Kosovës nismën e befasishme të Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
LDK “e konsideron absolutisht të ngutshëm vendimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, marrë parasysh faktin që Kosova sapo ka kaluar këtë proces dhe sapo ka konstituuar legjislaturën e re”, thuhet në reagimin e partisë, publikuar dhe në faqen zyrtare në Facebook.
Në komunikatën e LDK-së thuhet se e vlerësojnë “lart kontributin e mërgimtarëve”, prandaj një ligj kaq i rëndësishëm “nuk guxon të shndërrohet në mjet shantazhi politik të brendshëm”.
Edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se “do ta kundërshtojnë në seancë shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për zgjedhjet, pasi sipas tyre pozita po vepron me shumë nguti”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet