Java e pestë e Premier League angleze ka dhuruar surpriza. Manchester City ka fituar 3-1 me përmbysje ndaj West Ham, ndërsa Manchester United është mundur në shtëpi 1-3 nga Brighton.
Në “London Stadium”, West Ham kaloi në avantazh me James Ward-Prowse, para se Manchester City të përmbyste rezultatin me golat e Jeremy Doku, Bernardo Silva dhe Erling Haaland.
Në “Old Trafford”, United dhuroi edhe një herë një shfaqje jo të denjtë para publikut të tyre. Brighton triumfoi me golat e Danny Welbeck, Pascal Gross dhe Joao Pedro. Hannibal Mejbri realizoi për skuadrën e Eric ten Hag, ndërkohë që VAR-i ju kishte anuluar një gol të Rasmus Hojlund gjatë pjesës së parë.
“Tottenham Hotspur Stadium” ishte dëshmitar i një paraqitje të mirë të Spurs ndaj Sheffiled. Miqtë shënuan të parët me Gustavo Hamer. Vendasit barazuan në sekondat e fundit me Richarlison, para se braziliani të asistonte te goli i fitores i shënuar nga Dejan Kulusevski.
Fitore arriti gjithashtu edhe Fulham që mundi minimalisht 1-0 Luton-in në shtëpi me golin e Carlos Vinicius.
Ndërsa, Aston Villa përmbysi 3-1 me Crystal Palace. Odsonne Edouard realizoi për Crystal-in, para se Jhon Duran të barazonte shifrat dhe Douglas Luiz të kalonte në avantazh Villa-n. Leon Bailey i dha goditjen përfundimtare Crystal-it me golin që vulosi fitoren 3-1 të vendasve.
Më herët, Liverpool fitoi 3-1 ndaj Wolves. Ndërsa, sfida e fundit e ditës do të jetë mes Newcastle dhe Brentford. Takimi do të nisë nga ora 18:30.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Greqia përgjigjet ashpër pas betimit të Davkovës si Presidente e “Maqedonisë”: Kursi evropian varet nga Prespa, respektoni marrëveshjen
-
Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë