Pas disa muajsh mohime nga më të ndryshmet, më në fund, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pranoi se me Marrëveshjen Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksin në Ohër, Kosova ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe në këmbim ta marrë njohjen de facto nga Serbia.
Për analistin politik, Agon Maliqi, në rrethanat aktuale ky është “deal-i” më i mirë i mundshëm dhe për këtë kryeparlametari meriton respekt për guximin për ta pranuar këtë publikisht.
Por, gjithë në këtë mes, sipas Maliqit, ka një problem.
Pse Kosova pasi e konsideronte një Marrëveshje të tillë si “deal” të mirë gjatë rrugës së pranimit dhe zbatimit të saj hapi një front konfrontimi me SHBA-të, e cila u ofrua si garantuese e këtij “deal-i”, pyet Maliqi.
“Çfarë u mendua se do të fitohej me qasjen ndaj Veriut që binte ndesh me interesat e NATO-s, e që tash po na kthehet bumerang? Kush brenda VV-së i fryu dhe po i fryn mosbesimit në aktorët e vetëm që mund ta zbatojnë këtë ‘deal’ të mirë? Kjo kontadiktë duhet zgjidhur, sepse të thuash se diçka është e mirë dhe të punosh kundër saj nuk shkon”.
Takimi i nëntë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi përfundoi pa sukses.
Një shpjegim ndryshe të rrjedhës së takimit e dha Kurti.
Sipas tij lehtësuesit e bisedimeve kanë filluar të operojnë sipas qëndrimeve të Serbisë meqë “kushtëzimi i vjetër i Beogradit” për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është kthyer në qëndrim të emisarëve të BE-së, prandaj një gjë e tillë për të është e papranueshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Prizreni po e forcon lidhjen me LVV-në” – Kurti: Kishim një shkëputje të shkurtër – por po kthehemi
-
Dërgohet në gjykatë Sllobodan Miletiç, i dyshuar për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Veri
-
Zyrtarisht euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
-
Sulmi terrorist i Banjës mund të përsëritet, thotë Quni