Lajme

Konjufca e pranon/Neni 7 i Aneksit është: Kosova ta bëjë Asociacionin e vitit 2013 dhe ta fitojë njohjen de facto – kjo na është dukur marrëveshje e mirë


Glauk Konjufca

Pas disa muajsh mohime të ndryshme, më në fund, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pranuar se me Marrëveshjen Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksin në Ohër, Kosova ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe ta marrë njohjen de facto nga Serbia.

“A e din çka është kjo Marrëveshja e Ohrit se po e di ku po don me dal”, i tha Konjufca gazetares Jeta Xharra, duke vazhduar më tej elaborimin.

Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit është – se dy pjesë janë këtu njohja de facto edhe qyky Asociacioni – me mujtë Kosova, kurgjo pa e ngarku Kosovën më shumë se që ka pranu Qeveria Thaçi 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhanë për me arritë t’i me fitu njohjen de facto. Qekjo na është dukë neve deal (marrëveshje) e mirë”.

“Unë kam thënë nuk është mirë Asociacioni të bëhet, por për këtë shteti i Kosovës i ka dy mundësi ta zhbëjë krejt, sikur kur futesh në do procese qe don me i zhbë…”.

“Dy mundësi janë: të futet shteti i Kosovës në mohim të plotë të obligimeve ndërkombëtare edhe me thonë ne po vazhdojmë rrugën tonë, ose mu mundu shteti i Kosovës të arrij t’ia ndryshojë karakterin obligimit pa e dëmtu shtetin e Kosovës”.

“Kemi biseduar gjatë me kryeministrin. Ne kemi ardhur në përfundimin që më i mirë është opsioni B, sesa opsioni A. Opsioni A e shtin Kosovën me një rrugë të cilës nuk di a mund t’i dalim në fund”. 

“Nëse e merr fuqinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, shtetësinë e saj dhe konsolidimin e saj nivelin e saj në marrëdhënie ndërkombëtare…”.

“Prej vitit 2013 nuk kemi mundur të lirohemi kurrë…”.

____________________________________________________________________________________

Konjufca për dialogun: E kemi ditë valla që s’është kollaj – masat boll të këqija e të rënda janë e kështu me radhë

Ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që deklaroi se Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës sanksione, por po i quan masa ndëshkuese për arsyen që mos t’i kalojë nëpër proces votues te shtetet anëtare, Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi në emision te gazetarja Jeta Xharra, se ato nuk janë sanksione por masa.

Ai madje e qortoi gazetaren se si ajo si qytetare e Kosovës po i quan sanksione kur vetë Bashkimi Evropian nuk iu thotë ashtu.

“Nuk janë sanksione, janë masa, edhe këto masa të këqija janë, shumë të rënda janë e kështu me radhë. Por, Kosova ka të drejtë”, përfundoi fjalia e zbrazët e Konjufcës.

Ai është ballafaquar me faktin që narracioni i Kosovës nuk po përqafohet nga ndërkombëtarët dhe Kosova po gjendet në pozita të vështira, por Konjufca tha se gjithmonë është ditur që kjo çështje nuk është e lehtë.

“Edhe me i arrit qëllimet tona dhe më i mbrojt interesat tona edhe krejt bashkësia ndërkombëtare me të duartrokit nuk është kollaj. A kam thënë ndonjëherë që veriu është i shtruar me lule a? Jo. Rrugë e vështirë është kjo. E kemi ditë valla që s’është kollaj”, përfundoi krejt çfarë kishte të thoshte Konjuca për këtë temë.

____________________________________________________________________________________

Konjufca: Pushteti s’më doli si e mendoja; iu kërkoj falje qytetarëve për çështjen e Drejtësisë, sot jam pishman

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, u ka kërkuar falje qytetarëve të Kosovës gjatë një interviste për gazetaren Jeta Xharra, pasi tha se disa gjëra i ka menduar ndryshe në opozitë dhe i kanë dalur shumë ndryshe kur ka ardhur në pushtet.

Një nga çështjet për të cilat ai tha se ishte optimist se bëhet për 2 vjet e nuk u bë është drejtësia.

“A je pishman për këtë premtim pra?”, e pyeti gazetarja.

“Po jam pishman… ju kërkoj falje qytetarëve”, pohoi numri 2 i Vetëvendosjes.

“Kur po ishe prej jashtë dhe nga opozita, shumë më idealist po e konsideroje pushtetin dhe mendon se ke mundësi shumë më të mëdha se sa realisht kishe”, u rrëfye Konjufca.

“Unë në fushatë ua kam bërë dy premtime. Kam thënë që për nga natyra që e kanë proceset politike i ndaj në dy lloje, në ato që mund të intervenosh shumë shpejt dhe në ato që nuk mjafton një mandat për përjetim të rezultateve. Drejtësia kam thënë mund të bëhet për dy vjet. Sot jam pishman”.

Konjufca u arsyetua duke thënë se “kam menduar që drejtësia në Kosovë është shumë më e lidhur me vullnetin politik. Unë kam mëndu që mjafton që populli me qenë për ndryshim, ndryshimi me ndodhë dhe më pas si efekt piramidal, pastaj poshtë nëpër struktura, administratë  dhe arrihet ky efekt”.

Për këtë gabim të tij ai tha se edhe “kërkoj falje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore