Nagavci fajëson qeverisjet e kaluara për keqpërdorime me librat: Rreth gjysmë milionë euro keqpërdoreshin
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci lidhur me zgjidhjen për furnizimin për librat ka thënë se është vendim nga pakoja e reformës që synohej ta përmirësonte cilësinë e arsimit.
Edhe pse, ankesat kanë ardhura nga prindërit për mungesë të librave, Nagavci në Kuvendin e Kosovës, tha se nuk ka pasur asnjë ankesë nga komunat e sipas saj “është e habitshme që si me kaq lehtësi flisnit të pavërteta para opinionit publik”.
“Vendimi i fundit për subvencionimi e librave është vetëm një vendim nga pakoja e reformës për përmirësimin e cilësisë në arsimin parauniversitar”.
Ajo tutje ka deklaruar se në të kaluarën ka pasur keqpërdorime të mëdha, duke i shkaktuar humbje buxhetit të shtetit rreth gjysmë milionë euro.
Nagavci, në fjalimin e saj ka thënë se për të shmangur të gjitha këto ‘praktika abuzive’, e kishin parë si zgjidhje blerjen e tyre në mënyrë që pastaj të bëhet subvencionimi.
“Nga qeverisjet e kaluara rreth 125 milionë euro për tekstet shkollore, kanë përfunduar në stoqe që janë gjetur në bodrume të shkollave që kanë mbetur të papërdorura dhe pa asnjë analizë në raportet publike”.
“Në tri raportet e auditorit që unë kam gjetur janë konstatuar që ka teprica në stoqe të teksteve në shkolla të pa përdorura që së paku për një vjet ka qenë vlera e humbur më shumë se gjysmë milion euro në stoqet e shkollës sepse të gjitha tekstet ishin dërguar pa analizë dhe janë keqpërdorur”.
Ministria e Arsimit këtë vit dështoi në sigurimin e teksteve shkollore për filloristët.
Deri në këtë vit shkollor, shkollat në gjithë Kosovën kanë përcaktuar se me cilat libra duan të punojnë, të njëjtat i kanë dërguar listat e tyre në Drejtorit Komunale të Arsimit dhe më pas drejtoria i ka përcjellur ato lista në Shtëpitë Botuese, të cilat i kanë përgatitur librat dhe nxënësit kanë gjetur të gjitha librat e nevojshme në bankat e tyre në ditën e parë të shkollës.
Kur ka përfunduar procesi, Ministria e Arsimit i ka paguar Shtëpitë Botuese për librat.
Me arsyetimin se nuk janë marrë vesh për çmimet, Ministria e Arsimit ka vendosur që të shkëpus këtë zinxhirë bashkëpunimi dhe t’ua dërgojë paratë direkt në xhirollogari prindërve, nëse ata vendosin të aplikojnë në platformën e-Kosova për rimbursim.
“Pa libra, pa të holla” – rruga e re e Qeverisë për të nisur procesin mësimor
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ka vdekur Steve Albini, producenti legjendar i Nirvana
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog
-
Shtetet e Bashkuara pezullojnë dërgimin e bombave në Izrael
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog