Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, senatorja republikane Joni Ernst dhe senatori demokrat Gary Peters përmes një letre të dërguar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, kanë kërkuar nga ky i fundit që të ngrit temën e çështjes shqiptare në Luginën e Preshevës në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.
Dërgimin e letrës e ka njoftuar anëtari i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.
Letra, sipas Bislimit, potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht – qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 – për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik.
Tutje, në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia në vitin 2013.
“Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasë aspak progres”, thuhet në letër.
“Ky plan është rruga diplomatike përpara për një komunitet që ka vuajtur kaq shumë nga të gjitha konfliktet e viteve të 1990-ta e tutje. Zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon” përfundojnë letrën e tyre Senatorët Peters dhe Ernst.
Ndryshe letra e senatorëve vjen pak muaj pas letrës së kongresistëve, Jim Himes dhe Ritchie Torres, dërguar Blinkenit pikërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Serbia arreston një kosovar në Merdarë
-
Osmani: Do punojmë ngushtë me partnerë në çdo cep të botës për të krijuar aleanca të forta
-
Gërvalla thotë se Serbia do paratë e BE-së për të blerë armë ruse: S’duhet të ketë vend në Union
-
Zëdhënësi i Osmanit: Presidentja nuk negocioi largimin e Radojiçiç-it dhe terroristëve të tij
Lajmet kryesore
-
Real Madr15 League – Dortmund shkëlqen, por bie në ‘Wembley’
-
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin e armëpushimit
-
Nga 2 mijë euro për çdo bebe, te taksimi 9% dhe heqja e vizave me SHBA – Çfarë premtoi Basha në programin e tij elektoral?
-
Serbia arreston një kosovar në Merdarë