SBASHK e quan “eksperiment të gabuar” vendimin për librat: Viti shkollor do të nis me vështirësi
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, e ka quajtur “eksperiment të gabuar”, vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që të blihen tekstet shkollore nga ana e prindërve.
Jasharaj, gjatë takimit me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, tha se fatmirësisht ky vit shkollor po fillon pa greva, por me vështirësi shkaku i MASHT-it.
“Ky vit po fillon pa greva e veprime sindikale, e kjo do duhej ta gëzonte edhe qeverinë e veçmas ministren Nagavci, por duket se më shumë do t’i gëzonte greva për ta drejtuar gishtin drejt nesh e për tu heshtur lëshimet e mungesa e përgatitjeve që MASHTI do të duhej ti bënte”.
“Ky vit shkollor do të filloj me vështirësi të cilat i krijoji MASHTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore”, deklaroi ai.
Po ashtu, kreu i SBASHK-ut ka kritikuar edhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, që po mban inate me sindikatën e arsimit.
“Zonja Nagavci po e mban inatin nga grevat sepse nuk po takohet me SBASHK-un, këshillin e prindërve, DKA-të e as me Asociacionin e Komunave. Ajo doli me një lajm që i ka shqetësuar edhe prindërit dhe neve si mësimdhënës”.
“Ajo sjell vendim që tekstet shkollore të shpërndahen nëpër librari që një pjesë e qyteteve nuk ka fare, dhe prindërit të vrapojnë në e-Kosova të aplikojnë dhe të presin rimbursimet”.
Ndërsa potencoi se viti shkollor nuk do të filloj si duhet sepse do të kalojnë ditë e ditë e nxënësit nuk do të jenë të pajisur me mjete shkollore, “jo me fajin e tyre por me faj të MASHTI-t”.
Teksa u shpreh se Nagavci është tekanjoze, duke thënë se hodhi poshtë vendimin e Këshillit Shtetëror të Licencimit.
“Asnjë trajnim nuk mund të bëhet nga ana e SBASHK-ut që kanë qenë për ngritje profesionale”.
Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka thënë të hënën se për subvencionimin e teksteve shkollore në platformën e-Kosova janë pranuar mbi 51 mijë aplikime.
Aplikimi po bëhet përmes platformës e-Kosova, mirëpo në ditën kur u lansua kjo platformë, për disa orë ishte e bllokuar.
Ministrja Nagavci, dështimin për t’i furnizuar nxënësit me tekste shkollore, kur kanë mbetur më pak se 10 ditë deri në nisjen e vitit të ri shkollor, vazhdimisht është munduar ta arsyetojë me premisën se shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime të larta për blerjen e librave të filloristëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në banka arrin në nivelin 5.6 miliardë lekë
-
Rama: Nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e dikurshëm të Greqisë, por me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie
-
Hajdaraga: Ardhja e Ramës në Greqi, ditë historike
-
Zyrtarisht euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Rama: Nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e dikurshëm të Greqisë, por me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie
-
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në banka arrin në nivelin 5.6 miliardë lekë
-
Ndërsa Izraeli shton sulmet, 300 mijë palestinezë largohen nga Rafah
-
Jabllanoviç flet për Albanian Post rreth tentim vrasjes së vëllait të tij në Veri: Marko është i prirur të gënjejë shumë