Lajme

Mbi 51 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore


Ilustrim.

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka thënë se për subvencionimin e teksteve shkollore në platformën e-Kosova janë pranuar mbi 51 mijë aplikime.

Lajmin e ka bërë të ditur Kelmendi përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, ka shkruar ai.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagvci, të premten tha se deri në ora 19:00 kishin aplikuar 11,800 prindër ose kujdestarë ligjorë për subvencionimin e teksteve shkollore.

Aplikimi po bëhet përmes platformës e-Kosova, mirëpo në ditën kur u lansua kjo platformë, për disa orë ishte e bllokuar.

Ministrja Nagavci, dështimin për t’i furnizuar nxënësit me tekste shkollore, kur kanë mbetur më pak se 10 ditë deri në nisjen e vitit të ri shkollor, vazhdimisht është munduar ta arsyetojë me premisën se shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime të larta për blerjen e librave të filloristëve.

Ata kanë pretenduar se me iniciativën që t’i ngarkojë prindërit me blerjen e teksteve shkollore e pastaj t’ua rimbursojnë paratë përmes platforës online “eKosova”, duke prishur kështu zinxhirin dekadash të blerjes së librave, po e kursejnë buxhetin e shtetit dhe po i denoncojnë çmimet e larta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore