Arrestohen dy zyrtarë të AAK-së në Suharekë për keqperdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve
Dy persona janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – për shkak se dyshohet se të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë, kanë njoftuar organet e rendit.
Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e Shërbimeve Publike në komunën e Suharekës dhe zyrtarin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike/Menaxher i Kontratave në këtë komunë, Berat Kabashi, të cilët vijnë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ata dyshohen se në cilësinë e personave zyrtarë kanë qenë te caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës – komunë e udhëhequr nga Bali Muharremaj i AAK-së – në vitin 2022, ku vlera e kësaj kontrate ka qenë dhjetëra mijë euro.
Ndër të tjera, në komunikatën e Policisë së Kosovës, thuhet se pas daljes së prokurorit në vendin e ngjarjes, ekspertëve kompetentë, verifikimit të gjendjes faktike dhe intervistimit të dëshmitarëve, lidhur me ketë kontratë është konstatuar se e njëjta nuk është realizuar siç ka qenë e paraparë.
“Të dyshuarit kanë përpiluar procesverbalev dhe situacione fiktive/rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në teren kjo kontratë nuk është realizuar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin janë intervistuar të dyshuarit në fjalë në prezencë të avokatit mbrojtës, bëhet me dije në komunikatën e Policisë së Kosovës, ku pas përfundimit, sigurimit të provave dhe dëshmive, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova, anëtare e asociuar e Këshillit të Evropës?
-
Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë
-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit
-
Bieber: Pasardhësit e Borrellit dhe Lajçakut kanë një shans për të përmirësuar dinamikën e dialogut
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë