Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka thënë për mediat se Italia do të presë ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian, Euro 2020, me tifozë.
Turneu, që u shty vitin e kaluar për shkak të pandemisë së Covid-19, do të nisë në stadiumin “Olimpico” të Romës, më 11 qeshor, me Italinë që do të presë Turqinë.
“Unë jam i sigurtë që ne do të hapim Kampionatin Europianë në Romë dhe se do ta bëjmë atë me tifozë në stadium”, tha Gravina në një konferencë për shtyp.
“Unë ende nuk e di se sa spektatorë do të ketë, por patjetër që do të ketë një pjesë”.
Italia është një nga 12 kombëtaret pritëse, për turneun njëmujor të Euro 2020.
“Ne kemi investuar dy vite punë të palodhur dhe jemi të bindur që deri më 7 prill do të kemi një përfundim për t’i paraqitur UEFA, të cilët nuk do e injorojnë”, shtoi Gravina.
Italia përballet me rivalët e saj në Grupin A të Euro 2020, me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin në Romë. Gjithashtu kryeqyteti italian do të presë edhe një ndeshje çerekfinale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog