Këngëtari amerikan, Frankie Jonas, ka zbuluar se mendonte për vetëvrasje ndërsa po luftonte me varësinë nga droga dhe alkooli.
Vëllai i vogël i Nick, Joe dhe Kevin Jonas tha në një video në TikTok se shëndeti i tij mendor dhe lufta e varësisë arritën një pikë të ulët gati dy vjet më parë kur ai seriozisht mendoi për t’i dhënë fund jetës së tij.
“Që në moshë shumë të re unë luftova me alkoolin dhe konsumin e drogës si ikje nga realiteti sepse e urreja jetën dhe nuk doja të isha këtu ”tha Frankie në videon, e cila u postua në përgjigje të një fansi që e pyeti për të përvojë me varësinë.
“Unë përfundimisht, pas shumë vitesh përpjekje për të vrarë veten aksidentalisht, arrita në një pikë ku do ta bëja atë në të vërtetë” shtoi Jonas.
20-vjeçari tha se “diçka ndërhyri” dhe ai hyri në një trajtim, i cili e “shpëtoi” jetën e tij.
“Nuk mund të isha më mirënjohës për faktin që jam gjallë sot sepse bota ime ka ndryshuar kaq bukur dhe unë nuk jam më ai person,” tha ai tutje në postimin në TikTok.
Një “i varur nga droga esëll”, ka qenë përshkrimi që Frankie, i cili aktualisht studion në Universitetin Columbia, ia vuri videos së publikuar.
“Gjithashtu është mirë të kuptohet se sindroma mashtruese ndonjëherë mund të çojë në një kompleks të caktuar, dhe as kjo nuk është e mirë. Por është në rregull të jesh diku kah mesi ”përfundoi Frankie Jonas.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari u finalizua ndërsa gjyqtari nënshkruan marrëveshjen e zgjidhjes
-
Lionel Richie thotë se mbreti Charles “po përparon mirë” mes trajtimit me kancer
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
A mundet Xi Jingping ‘ta fitojë’ Evropën?
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës