Autori i shpërthimi në Nashville, Anthony Quinn Warner, i ka dërguar të njohurve të tij materiale që shpalosnin pikëpamjet jo të zakonshme që ai kishte.
Këto materiale, mund të ndihmojnë autoritetet të zbulojnë arsyet që kanë shtyrë Warner-in të kryejë shpërthimin e rulotit.
Deklarata të mëparshme ka pasur dhe nga ish e dashura e Warner*it, e cila ka njoftuar vitin e kaluar policinë mbi faktin se ai po ndërtonte bomba në rulotin e tij.
FBI-ja ndërkohë u ka kërkuar ndihmë personave të cilët Warner ka kontaktuar. Shkëmbimet e korrespondencës midis tyre mund të jenë të vlefshme. Gjithashtu po shihet dhe fakti nëse ka pasur shkëmbime materialesh.
Komshinjtë e kanë përshkruar Warner-in si një vetmitar. Ndërkohë, ka pasur dhe deklarata se ai besonte në konspiracionet mbi alienët. Të afërm të tij madje thanë për median amerikane se ai “ishte i tërhequr nga njerëzit hardhucë”.
Një ndër pistat e para të hetimit ka qenë konspiracioni mbi teknologjinë 5G.
Këto të dhëna kanë bërë që policia të përjashtojë terrorizmin si pistë të mundshme.
Debate të shumta në Amerikë janë ngjallur mbi çfarë duhet të quhet terrorizëm. Përtej debatit, deri tani, akti i Warner-it nuk duket të mbartë një mesazh politik. Mesazhet politike për disa studiues janë thelbësore në caktimin e akteve terroriste.
Warner mbeti i vrarë në shpërthimin që shkaktoi mëngjesin e Krishtlindjes në Nashville.
Ndërkohë të plagosur mbetën tetë persona. Dhjetëra godina përreth u shkatërruan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbi 2 mijë protestues pro-palestinezë të arrestuar nëpër kampuset e SHBA-ve
-
Laburistët fitojnë zgjedhjet paraprake të Blackpool South
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
Lajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive