Në Hong Kong dhe Macao është pezulluar shpërndarja e vaksinës Covid-19, BioNTech. Sipas autoriteteve, është vërejtur një defekt në paketim.
Që nga e marta, sipas qeverisë, 150 mijë e 200 njerëz në Hong Kong, tashmë e kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës BioNTech.
Megjithëse të dyja kompanitë farmaceutike, Fosun dhe BioNTech, “nuk kanë gjetur ndonjë arsye për të besuar se siguria e produktit është në rrezik”, qeveria e Hong Kongut tha se ka pezulluar vaksinat që përfshijnë numrin e serisë 210102.
“Këto janë masa parandaluese, për të garantuar vazhdimisht sigurinë e programit të vaksinimit”, thuhet në deklaratë.
Para ndalimit të përhapjes së BioNTech, Hong Kong u ofroi banorëve të zgjidhnin midis dy vaksinave, BioNTech apo Sinovac.
Kështu, ata që dëshirojnë të vaksinohen, ose duhet të presin derisa të zgjidhet çështja me dozat e BioNTech, ose të shkojnë drejt Sinovac.
Hong Kong gjithashtu pritet të marrë doza të vaksinës AstraZeneca.
Përhapja e ngadaltë lidhet me hezitimin ndaj vaksinave
Pas pezullimit të BioNTech, ka të ngjarë të zbehet vaksinimi masiv në Hong Kong, i cili tashmë po lëviz me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej.
Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut, Carrie Lam, të martën tha se, “Hong Kongu është me fat, për sa i përket vaksinimit”.
“Ndërsa shumë vende në të gjithë botën po përpiqen për vaksina, ne kemi të sigurt furnizimin me vaksina për njerëzit e Hong Kongut”, pohoi ai.
Javën e kaluar, qeveria vendosi të zgjeronte programin për t’i përfshirë të gjithë banorët mbi moshën 30 vjeç, të cilët zënë gati 80% të popullsisë.
Fillimisht, autoritetet përgatitën vaksinën Sinovac, më 18 shkurt, dhe më pas BioNTech në fillim të marsit.
Megjithëse rreth 252 mijë e 800 njerëz kanë marrë deri tani dozën e tyre të parë të Sinovac, të shumtë janë ata që hezitojnë, për shkak të mungesës së të dhënave publike në lidhje me provat klinike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
-
Izraeli mund të lirojë Marwan Barghoutin, thonë mediat saudite
-
OKB: Gaza Veriore, në uri të plotë
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
Lajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave