Manchester United synon transferimin e futbollistit të Bayern Munich-ut, Benjamin Pavard.
27-vjeçarin e pëlqen shumë trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, të cilin e cilëson si një përforcim me shumë vlera për skuadrën e tij, edhe prej faktit që mund të luajë në qendër dhe krahun e djathtë të prapavijës.
Kim Min-jae i Napolit, një ndër objektivat e “Djajve të Kuq”, është afër firmës me Bayern Munchen. Ndërkohë që United po kërkon pikërisht në kampin bavarez shërbimet e Pavard.
Lojtari francez, i cili ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, numëron 49 ndeshje dhe tre gola me kombëtaren e “Gjelave”.
Megjithatë drejtuesit e Bayern-it kërkojnë hiç më pak 35 milionë euro për ta lënë të lirë.
Pikërisht të njëjtën shumë që investuan në verën e vitit 2019 për ta marrë nga Stuttgart-i. Tani i takon presidencës së United për të vendosur nëse do të paguajnë për kartonin e Pavard.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Final Four”, në rrugën drejt titullit kampion
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Final Four ‘pasuron’ katër ekipet pjesëmarrëse me bonuset e majme
-
Fonseca mohon marrëveshjen me Marseille mes lidhjeve me Milan-in