Fondi shtetëror i Abu Dhabi-t, Mubadala Investment Co dhe Catalyst Partners, kanë njoftuar se kanë investuar një kombinim prej 150 milionë dollarësh në aplikacionin e mesazheve, Telegram.
Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se Mubadala ka investuar 75 milionë dollarë në bono pesë vjeçare me ofertë publike paraprake (IPO) ndërsa Catalyst Partners ka investuar edhe 75 milionë dollarë të tjerë.
“Baza e përdoruesve të Telegram-it ka arritur një masë kritike duke e vendosur atë në mesin e gjigantëve global të teknologjisë”, ka thënë në një deklaratë ekzekutivi i Mubadala-s, Faris Sohail Faris al-Mazrui.
Ai ka shtuar se “Telegram-i është i pozicionuar mirë për një pikë lakimi që do të transformojë atë në një kompani udhëheqëse të teknologjisë globalisht”.
Gjatë këtij viti, Telegram-i së bashku me aplikacionin tjetër të mesazheve, Signal, kanë pasur një rritje progresive të përdoruesve për shkak të shqetësimeve të privatësisë për rivalin e tyre, Whatsapp-in që është në pronësi të Facebook-ut.
Abu Dhabi Catalyst Partners, bënë me dije se Telegram-i, i cili është lancuar në vitin 2013, numëron 500 milionë përdorues në muaj.
Nga ana tjetër, Mubadala ka zbuluar se pas investimit të ri, Telegram-i përpos selisë aktuale në Emiratet e Bashkuara Arabe do të hapë edhe një zyrë në Abu Dhabi.
Për sa i përket Catalyst Partners, ajo është një ndërmarrje e përbashkët e Mubadala-s me kompaninë amerikane të investimeve të quajtur Falcon Edge Capital.
Ndërkohë, Mubadala, e cila administron më shumë se 230 miliardë dollarë pasuri, konsiderohet investitori i dytë më i madh shtetëror në Emiratet e Bashkuara Arabe pas Abu Dhabi Investment Authority.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Lajçaku e Escobari “zhyten thellë” në diskutime