Deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, nënkryetar i kuvendit të Kosovës dhe tashmë edhe i zgjedhur si kryeparlamentar i ri në kuvend.
Glauk Konjufca, 40 vjeçari dhe studiuesi i fushës së filozofisë, iu bashkua partisë së Lëvizjes Vetëvendosje qysh në fillimet e saj.
Ai do të jetë kryeparlamentari i kuvendit të Kosovës, për katër vjetët e ardhshme.
Në seancën konstituive të kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është zgjedhur me gjithsejtë 69 vota për, 33 kundër dhe asnjë abstenim.
Konjufca ka shërbyer si deputet i LVV-së, i cili si i tillë u zgjodh në legjislaturën e IV-të të kuvendit të Kosovës, ndërsa që nga viti 2011 e deri në 2014 ai ishte emëruar si nënkryetar i kuvendit të Kosovës, pozitë këtë që e ushtroi deri më 12 mars të vitit 2015.
Në listën e LVV-së, Glauk Konjufca ishte një ndër personat më të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Aktiviteti politik
Duke qenë i anëtarësuar në LVV që nga fillimi i këtij subjekti politik, Konjufca u zgjodh deputet që nga viti 2010.
Në listën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Konjufca ka arritur t’i marrë rreth 30 mijë vota duke u radhitur si i pesti në listën e Vetëvendosjes.
Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2019, Konjufca ka arritur të sigurojë 72 mijë e 155 vota nga numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve parlamentare.
Pas fitores së LVV-së në zgjedhjet e gjashtë tetorit të vitit 2019, ai më propozim të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, u zgjodh kryetar i kuvendit të Kosovës me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime.
Konjufca ka shërbyer si kryetar i kuvendit të Kosovës deri më tre shkurt 2020 dhe prej tre shkurtit deri më 25 maj 2020 ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë.
Derisa në zgjedhjet e 14 shkurtit partia ku bënë pjesë ai, doli si partia e parë, Konjufca arriti t’i sigurojë 200 mijë e 641 vota.
Konjufca ishte edhe anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme.
Ai ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.
Si studiues në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg: G.W.F. Hegel”.
Ai u lind më 25 korrik 1981 në Prishtinë, është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
“FAZ”: Kurti argumentoi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”