Nintendo, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të shesë më lojëra në Rusi përmes dyqanit të saj online.
Ndryshimet, të cilat u zbatuan të mërkurën, vijnë pas pezullimit të dërgesave të produkteve të Nintendo në Rusi që ndodhi në mars 2022, pas pushtimit të Ukrainës.
Klientët rusë ende kanë mundësi të ri-shkarkojnë përmbajtje të blera më parë, por nuk mund të kryejnë pagesa të reja ose të krijojnë llogari të reja, sipas një deklarate të Nintendo.
Në një trend të ngjashëm, shumë kompani të ndryshme kanë ndërprerë biznesin e tyre, plotësisht ose pjesërisht, në Rusi që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë.
Rivali i Nintendo, Sony, gjithashtu ka pezulluar dërgesat e softuerëve dhe pajisjeve në Rusi, si dhe operacionet e PlayStation Store në vend, që nga marsi i vitit 2022.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit