Juventus: Frederico Bernandeski nxiret në shitje për vlerën e 20 milionë eurove, zvendësuesi i tij pritet të jetë Papu Gomez-i i Atalanta-s. Merih Demiral është i pakënaqur me minutat që ka në dispozicion dhe po mendon largimin, për të interesohen Tottenham-i, Leicester-i dhe Arsenal-i. Për ta lënë të lirë bardhezinjtë kërkojnë 50 milionë euro.
Milan: Kuqezinjtë kanë dërguar ofertën e parë në drejtim të Strasbourg-ut, për Mohamed Simakan, qendërmbrojtësin 20-vjeçar, ofert e cila kap vlerën e 15 milionë eurove.
Inter: Christian Eriksen është gati të përshëndes Inter-in pas aventurës zhgënjyese në Milano, destinacioni më i mundshëm është drejt PSG-së ku do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Mauricio Pochettino.
Real Madrid: Galaktikët e Real-it janë më pranë se kurr për të nënshkruar me yllin e Bayern Munich-ut, David Alaba, me kosto zero.
Arsenal: Konfiromohen dy largimet e para, mbrojtësi i majtë Sead Kolasinac huazohet tek Schalke 04 dhe qendërmbrojtësi Ëilliam Saliba huazohet tek Nice.
Manchester United: Djajit e kuq transferojnë sulmuesin 18-vjeçar, Amad Diallo, nga Atalanta, për 21 milionë euro.
RB Leipzig: Zyrtarisht me hapjen e merkatos dhe pse u lajmërua më herët, Dominik Szoboszlai, mesfushori i majtë i RB Salzburg, kalon tek gjermanët, për shifrën e 20 milionë eurove./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel