Publikimi i trailerit të ri të filmit të shumëpritur “Barbie”, i cili do të shkohë aktoren e njohur australiane Margot Robbie, në rolin e kukullës bionde më të famshme në botë, si edhe Ryan Gossling në rolin e partnerit të saj, Ken, reflektoi pëlqyeshmëri të madhe te publiku.
Surpriza gjithsesi ishte krejt e papritur dhe…shqiptare!
Bëhet fjalë për yllin e muzikës botërore, Dua Lipa, e cila është pjesë e reflektimit kulturor që Barbie sjell dhe këtë e bën përmes këngës.
Kënga e saj e re në fakt, ‘Dance The Night’, u paraqit si pjesë e trailerit dhe është po ashtu pjesë e albumit të ri muzikor për filmin Barbie.
Në stilin e pangatërrueshëm të viteve 80’, ajo nostalgji futuristike që artistja shqiptare e ka sjellë në tregun botëror të muzikës në vitet e fundit, e pasqyron më së miri edhe botën e kukullës së krijuar në fund të viteve 60’, por e cila mori popullarizimin e madh në pop kulturën e viteve 1980.
Një gjysmë muzikali do të jetë jo vetëm filmi, por edhe vetë performanca e Lipës në klip, e cila fillimisht në video të gjithë peripecitë e të arritur perfekzionin që Barbie kërkon dhe më pas me ritmet muzikore disco-dance, i jep jetë dhe bën të frymojë edhe botën imagjinare Barbie.
Shumë “pink”, xixëlluese, e ekzagjeruar vende-vende në pamje, Lipa vetë pasqyron një Barbie moderne, përfshi në aspektin sjellor.
Do të arrijë kështu muzikantja shqiptare të rikthehet edhe një herë në majat e klasifikimeve, duke u ndihmuar (dhe ndihmuar) filmin që pritet të dalë në sallat e kinemave më 21 korrik?
Nata mbetet për t’u kërcyer gjithsesi…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emily Blunt thotë se “nuk ka pasur pëlqim për shumë prej aktorëve me të cilët është puthur nëpër xhirimet e filmave”
-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
Lajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Lajçaku e Escobari “zhyten thellë” në diskutime