Lajme

Escobar: Serbisë ia kemi tërhequr vërejtjen që mos të blejë armë nga Kina


I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë raportimit të tij në Senatin amerikan ka theksuar se kërcënimi dashakeq i Kinës ekziston në gjithë rajonin, “por në Serbi na shqetëson shumë”.

“Ne ia kemi tërhequr vërejtjen që mos të blej armë nga Kina. Janë bërë shumë investime nga Kina në Serbi dhe vendet e tjera të rajonit. I kemi inkurajuar që t’i shohin alternativat tjera këto vende”, tha Escobar.

Ai ka theksuar se “tash po shohim më shumë kompani amerikane në Serbi”.

“Duhet me qenë më agresivë në promovimin e produkteve amerikane në Ballkan. Do bëjmë trysni që Serbia të afrohet më shumë me BE-në dhe jo me Kinën”, potencoi ai.

Gjatë raportimit të tij, Escobar potencoi se ambasada e ShBA-së në Serbi po merret shumë edhe me të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë.

“Po i përdorin të hollat e USAID-it që të krijojmë mundësi që të fillojmë mbrojtjen për shqiptarët, por jo vetëm për shqiptarët, por edhe për pakicat e tjera në Serbi. Kështu do t’i përdorim të gjitha këto mundësi që të përkujdesemi që mbrohen të gjitha të drejtat e qytetarëve në Serbi”, potencoi ai.

Escobar: Asociacioni nuk duhet t’ia shkel sovranitetin Kosovës – qëllimi jonë është që mos të bëhet si Republika Srpska

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore