Raportuesi i Parlamentin Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, në një konferencë për media të mërkurën, ka shprehur pakënaqësinë që në raportin e kaluar në Parlamentin Evropian ka kaluar një amandament ku është fajësuar Beogradi për çështjen rreth zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës që u mbajtën më 23 prill.
Në raportin për Serbinë është përfshirë edhe një amendament i propozuar nga Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, përmes së cilit shprehet keqardhje për bojkotin e zgjedhjeve lokale, të mbajtura në veri të Kosovës më 23 prill. Aty thuhet se ky bojkot ishte instrumentalizuar nga Beogradi.
“Unë e respektoj punën e koleges [Viola] von Cramon, por si raportues për Serbinë, nuk jam i lumtur me një nga amandamentet e kaluara sot, që vendos fajin e vetëm te Beogradi për punën e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Është mesazh që nuk ndihmon”.
“Në një situatë të vështirë duhet të dyja palët të mbahen përgjegjëse. Por, ne jemi të bashkuar në procesin e dialogut. Nuk duam të shohim në tensione e dhunë, por zgjidhje. Zbatimi i marrëveshjeve duhet të bëhet i plotë, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit pa vonesa”, shtoi Bilçik.
Kanë kaluar 11 ditë që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet për katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhe sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nëse kryetarët e sapozgjedhur nuk japin betimin në afat prej 30 ditësh nga certifikimi, ata automatikisht e humbasin mandatin.
Parlamenti Evropian miraton raportet për Kosovën dhe Serbinë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-piloti i Marinës amerikane i arrestuar në Australi ka punuar me hakerët kinezë, thotë avokati
-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Vdes njeriu që kishte transplantuar për herë të parë veshkën e derrit
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar