Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Donald Trump, u bëri thirrje mbështetësve të tij republikanë të vaksinohen kundër COVID-19.
Në një intervistë televizive, ai deklaroi se vaksina ishte “e sigurt” dhe se “funksiononte”.
Konservatorët kanë qenë një ndër grupet kundër vaksinimit.
Vetë ish-presidenti u kritikua gjatë kohës që ishte në detyrë për minimizim e rrezikut të pandemisë.
Ndërkohë, programi i vaksinimit po administrohet në të gjithë Amerikën. Të gjithë ish-presidentët i kanë bërë thirrje popullsisë të vaksinohen.
Donald Trump dhe ish-zonja e parë, Melania Trump, u vaksinuan në Shtëpinë e Bardhë, në muajin janar.
Sipas një sondazhi të kryer në SHBA-nga CBS News, një e treta e mbështetësve republikanë kanë deklaruar se nuk kanë dëshirë të vaksinohen kundër COVID-19, kur të thirren për t`u vaksinuar. Kjo shifër krahasohet me 10% të demokratëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas gjashtë orësh, përfundon Konventa e Partisë së Lirisë
-
Realizuam procedurën e paraaplikimit në SEPA, thotë ministri Mete
-
Nga Benetton te Metro, kompanitë nga e gjithë Evropa që ende bëjnë biznes në Moskë
-
Raporti i DASH-it përmend Rozeta Hajdarin e Liza Gashin si të dënuara për mos-deklarim të pasurisë