Apple planifikon të shpenzojë 1 miliard dollarë në vit për të prodhuar filma për shfaqje në kinema për të rritur praninë e saj në Hollywood dhe për të tërhequr abonentë në shërbimin e saj të transmetimit.
Lajmi u raportua nga Bloomberg duke iu referuar burimeve të njohura me planet e kompanisë.
Apple u është drejtuar studiove filmike rreth partneriteteve për të nxjerrë disa filma në kinema këtë vit dhe një numër filmash të tjerë në të ardhmen.
Lista e publikimeve të mundshme përfshin “Killers of Flower Moon” të Martin Scorsese-s, me protagonist Leonardo DiCaprio; thriller-in “Argyle” me regji nga Matthew Vaughn; dhe Napoleon, drama e Ridley Scott për pushtuesin francez.
Apple refuzoi të komentojë një informacion të tillë.
Agjencia vëren se investimet në prodhimin e filmit janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.
Shumica e filmave të mëparshëm origjinalë të Apple ishin ekskluzivë për shërbimin e transmetimit ose u publikuan në një numër të kufizuar kinemash.
Kompania ka premtuar t’i shfaqë filmat në mijëra kinema për të paktën një muaj, thanë burimet, megjithëse ende nuk ka finalizuar ndonjë plan.
Kompania po shikon gjithashtu kinematë si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin për shërbimin e saj të transmetimit TV+.
Apple TV+ ka nga 20 deri në 40 milionë abonentë, më pak se konkurrentët si Netflix dhe Disney+.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey rrëzon vendimin e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e sulmeve seksuale për gabimin e avokatëve
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Emily Blunt thotë se “nuk ka pasur pëlqim për shumë prej aktorëve me të cilët është puthur nëpër xhirimet e filmave”
-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së