Artyom Uss, djali i guvernatorit aktual të rajonit Krasnoyarsk të Rusisë, është arratisur nga arresti shtëpiak, dy ditë pasi gjykata italiane kishte miratuar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
Ekstradimi ishte në pritje të miratimit nga Ministria italiane e Drejtësisë.
Më 21 mars, “La Repubblica” raportoi se Uss ishte vendosur në arrest shtëpiak pranë Milano-s.
Të nesërmen, shkruan “La Stampa”, i arrestuari ka thyer byzylykun elektronik dhe është larguar nga banesa.
Në kohën kur policia lokale mbërriti në vend, ai ishte zhdukur tashmë.
Uss ishte arrestuar më 17 tetor 2022, në aeroportin Malpensa të Milanos, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve.
Akuzat kundër tij përfshijnë tregti të paligjshme të naftës dhe armëve, pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve.
‘Spiuni’ rus dhe SHBA-të, a do të vendosë Meloni për ekstradimin e tij
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja kineze e burgosur për raportim të COVID-19 në Wuhan do të lirohet, pas katër vitesh burgosje
-
Hamasi publikon videon e re të pengut izraelit, Nadav Popplewell
-
Tusk zotohet të forcojë sigurinë në kufirin e BE-së me Bjellorusinë
-
Refuzimet për takim, Kurti: Mendova se është më së mirë të takohemi të gjithë së bashku