Profesori nga Oksfordi: Zgjedhja e kosovarëve kufizohet tek kleptokratët ose populistët si Albin Kurti
Ligjëruesi në Shkollën e Oksfordit për Studime Globale, Dimitar Betchev, ka thënë se problemi qendror në politikën kosovare është se gama e zgjedhjes së një qeverie kufizohet tek një kastë polikanësh të korruptuar apo tek një populist si kryeministri aktual Albin Kurti.
Nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në Twitter, studiuesi i politikës së jashtme dhe të sigurisë evropiane, shtoi se fatkeqësisht, kryeministri Kurti mbetet e keqja më vogël dhe rrjedhimisht, opsioni më i mirë aktualisht.
“Problemi në politikën e Kosovës është se zgjedhja kufizohet tek kleptokratët dhe nacional-populistët si Albin Kurti. Mjerisht, Kurti mbetet e keqja më e vogël dhe për këtë arsye opsioni më i mirë”, ka shkruar Betchev në Twitter.
Me një opsion të ngjashëm përballen edhe qytetarët e Serbisë, thotë Betchev, pra me atë që edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një të ardhme të afërt do të shfaqet si e keqja më e vogël në Serbi, marrë parasysh opozitën etno-nacionaliste atje.
Megjithatë, ai mestjerash theksoi se e respekton kryeministrin Kurti për të kaluarën e tij, por shtoi se nuk do të votonte për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje nëse do të ishte shtetas i Kosovës dhe të kishte të drejtë vote.
“Në një nivel të caktuar, unë e respektoj Kurtin – ai po bën një betejë të mirë, lidhet me votuesit e tij, ka kaluar shumë në jetën e tij. A do të votoja për të nëse do të kisha të drejtë? Nuk jam aq i sigurt…”, përfundoi Betchev.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vuçiç: Shanset e Kosovës për anëtarësim në KiE janë të mëdha
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
5 njësi të Ushtrisë Izraelite përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, thonë SHBA-të
-
Në prag të zgjedhjeve: Cilat janë grupimet evropiane
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës