Plenkoviç e pret Gërvallën: Kroacia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila gjendet në një vizitë zyrtare në Kroaci, raportojnë mediat kroate.
Sipas shefit të qeverisë kroate, Kroaci ka marrëdhënie të mira dhe miqësore me Kosovën.
“Kroacia i ofron Kosovës mbështetje në të gjitha forumet, me theks në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës”.
Plenkoviç, gjatë takimit me Gërvallën ka mirëpritur dorëzimin e dokumentacionit nga ana e Kosovës për anëtarësim në BE si dhe ka ritheksuar mbështetjen e Zagrebit për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Sa i përket marrëdhënieve bilaterale, Plenkoviç theksoi potencialin për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik pas forumit të fundit të biznesit kroato-kosovar të mbajtur në Prishtinë, dhe theksoi kujdesin dhe shqetësimin e vazhdueshëm të Kroacisë për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë”.
Kryediplomatja kosovare, përveç se është takuar me kryeministrin e Kroacisë, është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç.
Sipas një komunikate të Kuvendit të Kroacisë, Jandrokoviç në takim theksoi se Kroacia, si një partner i besueshëm, vazhdimisht mbron anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.
“Jandrokoviç dhe Gërvalla janë shprehur të kënaqur me rritjen e tregtisë. Ata shohin potencialin për përparime të reja në bashkëpunimin ekonomik në fushat e energjisë, transportit, industrisë së mbrojtjes dhe sektorit të IT”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, Jandrokoviç kja deklaruar se pranimi i propozimit të Bashkimit Evropian përfundimisht do të çojë në krijimin e kushteve për stabilizimin e përhershëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, gjë që do të kontribuonte në stabilitetin afatgjatë të gjith rajonit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
AGK-ja reagon ndaj Bashës: VV-ja po i dëshmon në praktikë gjetjet e indeksit “Reporterët pa Kufij”
-
Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për plagosjen në Podujevë
-
Szunyog: Sulmet fizike, kërcënimet, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë është për t’u shqetësuar