Llogaria në Twitter e kryeministrit të Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviç, është renditur në vendin e 30 në studimin e fundit “World leader power ranking”, të realizuar nga BCW Twiplomacy për vitin 2022.
“Twiplomacy monitoroi dhe vlerësoi ndikimin e figurave kryesore të diplomacisë dixhitale duke përdorur metodologjinë më moderne, duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm si tweets, retweets, shtrirjen, ndikimin, pëlqimet dhe numrin e përgjithshëm të ndjekësve në Twitter”, njoftoi Abazoviç në rrjetet sociale.
Në tre vendet e para në listë janë kryeministri indian Narendra Modi, presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan. Një fakt paksa i çuditshëm është se listës këtë herë i mungojnë liderët e Rusisë dhe Kinës, të cilët kanë zgjedhur rrjetet e tyre sociale apo kanalet e komunikimit vendas.
“Studime të këtij lloji janë publikuar nga Twiplomacy që nga viti 2012 dhe vendosja e kryeministrit malazez në mesin e Top 30-ve është një arritje dhe mirënjohje e rëndësishme për punën e tij në diplomacinë digjitale”, shtoi Abazoviç.
Studimi i Twiplomacy mori parasysh informacionin për vendet e përfaqësuara nga liderët, duke përfshirë GDP-në për frymë, shfrytëzimin e internetit, nivelin e të ardhurave bazuar në kategorizimin e Bankës Botërore, madhësinë e popullsisë dhe gjuhën e cicërimave.
Diplomacia digjitale, e mbiquajtur edhe e-diplomacy, nënkupton shfrytëzimin gjithnjë e më të madh të teknologjive informative dhe të komunikimit, si dhe të medias sociale për të arritur qëllime të caktuara në politikën e jashtme dhe në sferën e diplomacisë apo të diplomacisë publike.
Është diplomaci e botës kibernetike, e jetës digjitale, e telefonave mobilë, e medias dhe rrjeteve sociale, të një sistemi ku mbizotërojnë senzorët dhe algoritmat, diplomaci e ubernetit. Diplomaci e “kombeve/shteteve digjitale” (Facebook, Tencent, WhatsApp, LinkedIn, Instagram, Twitter etj,.)
Disa e kanë quajtur edhe twiplomacy. Në Britaninë e Madhe quhet diplomaci e zgjidhjes së çështjeve diplomatike klasike përmes internetit. Diplomacia digjitale i shmang kufijtë, e shpërfillë protokollin. Zyrat shtetërore mund të mbyllen por interneti, laboratorët e inovacioneve dixhitale dhe diplomacia digjitale punon 24 orë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel