Ditën e diel në La Ligën spanjolle janë parashikuar të zhvillohen katër ndeshje. Celta Vigo kundër Athletic Bilbao-s, Granada kundër Real Sociedad-it, Eibar-i kundër Villarreal-it dhe ndeshja e fundit e ditës është ajo midis Sevilla-s dhe Real Betis-it, derbi i Sevilias.
Ndeshja hapëse e ditës, është ajo midis Celta-s dhe Bilbao-s. Sfida do të luhet në “Municipal de Balaidos” duke filluar nga ora 14:00.
Vendasit renditen në vendin e 10, kundrejt vendit të nëntë që kanë miqtë, por të dy ekipet janë me pikë të barabarta, 33 pikë. Ndeshja e fundit mes tyre, gjatë fazës së parë të La Ligës, ka përfunduar me fitoren 0-2 të Celta-s.
Duke filluar nga ora 16:15, në “Estadio Nuevo Los Carmenes”, Granada vendase do të presë Sociedad-in.
Vendasit janë në vendin e 11 me 33 pikë, kundrejt 45 pikëve dhe vendit të pestë në renditje, për miqtë. Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, ka përfunduar me rezultatin 2-0 për Sociedad-in.
Në orën 18:30, në “Ipurua Municipal Stadium”, Eibar-i vendas do të presë Villarreal-in. Vendasit janë në vendin e 19 të renditjes, ndërsa miqtë në vendin e shtatë. 22 pikë ka Eibar-i pas 26 javësh, kundrejt 37 pikëve të miqëve.
Ndeshja e fundit mes dy ekipeve ka përfunduar me rezulatitin 2-1 për Villarreal-in.
Derbi i Sevilias do të mbyll ndeshjet e ditës së diel në La Liga. Duke filluar nga ora 21:00, në “Ramon Sanchez Pizjuan” Sevilla vendase pret rivalët e qytetit, Real Betis-in.
Sevilla renditet në vendin e katërt në kampionat me 48 pikë. Betis-i ka 42 pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë. Ndeshja e fundit mes dy ekipeve përfundoi me rezultatin 1-1.
Java e 27 në La Liga, do të përmbyllet ditën e hënë, me sfidën Barcelona – Huesca. Ndeshja do të luhet në “Camp Nou” duke filluar nga ora 21:00.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Euro pranë rënies nën 100 lekë, çfarë pritet?
-
Arsimi është tkurrur, bie me 3.7% numri i nxënësve dhe studentëve në vitin e fundit akademik
-
Plani arab në katër etapa, për të ndaluar luftën në Gaza
-
Narrativa armiqësore, etiketime, fyerje, tendenca për kontroll – Mediat në Kosovë nën trysninë e pushtetit