Autoritetet kineze po përgatiten për të rrëzuar një objekt të paidentifikuar të dalluar duke fluturuar mbi ujëra pranë qytetit-port të Qingdao.
Lajmi u bë i ditur nga kompania Bloomberg, duke cituar gazetën vendase “The Paper”.
Një punonjës në autoritetin e zhvillimit detar të rrethit Jimo të Qingdao tha se “autoritetet përkatëse” po përgatiten të rrëzojnë objektin, thuhet në raport.
Punonjësi nuk ishte i informuar se cili ishte objekti në fjalë.
Personi tha se peshkatarëve në zonë u është thënë të jenë të kujdesshëm për sigurinë, shtoi raporti.
SHBA-të dhe Kanadaja rrëzuan tre objekte ajrore në lartësi të madhe këtë muaj, duke përfshirë një që Washingtoni tha se ishte dërguar qëllimisht nga Kina për mbikëqyrje.
Pekini kundërshtoi se ishte një pajisje e padëmshme për monitorimin e motit që doli jashtë kursit të përcaktuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sveçla dhe ministri britanik shkëmbejnë ide për të intensifikuar bashkëpunimin në sigurinë kufitare
-
Ambasada e SHBA-ve: Angazhimi ndaj çështjeve kibernetike synon një ekosistem të mbrojtur digjital
-
Çuçi u kërkon deputetëve socialistë angazhim për turin e Diasporës, pas suksesit me Athinën
-
Kristersson pranon se mund të vendosë armë bërthamore në Suedi
Lajmet kryesore
-
Çuçi u kërkon deputetëve socialistë angazhim për turin e Diasporës, pas suksesit me Athinën
-
Ambasada e SHBA-ve: Angazhimi ndaj çështjeve kibernetike synon një ekosistem të mbrojtur digjital
-
Reagon edhe Bullgaria ndaj Davkovës: S’pranojmë deklarata që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë
-
Osmani: Qëllimi i regjimit kriminal të Serbisë ishte shfarosja