Maqedoni e Veriut: Aleanca për Shqiptarët mblidhet të enjten për të vendosur pjesmarrjen në qeverisje
Nëse do të bëhet pjesë e pushtetit apo jo, Aleanca për Shqiptarët (ASH), do të vendos këtë të enjte.
Në Kuvendin Qendror të partisë, të thirrur nga udhëheqësi Arben Taravari, do të diskutohet draft marrëveshja e arritur me LSDM-në për t’iu bashkuar ose jo.
Ndërsa, vendimi final nga kjo parti nuk do të merret të enjten por, një ditë më vonë. Kjo pasi Taravari do të marrë vlerësimin e anëtarëve të partisë së tij.
Takimi i Kuvendit Qendror të ASH-së do të mbahet në ora Tetovë nga 18.00.
Mediat në Maqedoni raportojnë se Aleanca për Shqiptarët nëse bëhet pjesë e Qeverisë – e cila udhëhiqet nga partia maqedonase LSDM, dhe partnerët e saj të koalicionit, BDI dhe Alternativa, do të ketë dy poste ministrore, një zv\kryeministër, dy pozita të zëvendës ministrave, rreth 10 drejtori dhe disa poste të tjera.
Ndërkaq, partneri aktual i qeverisë, Alternativa, nga ana tjetër, pret zyrtarizmin e koalicionit me partnerin e ri eventual që më pas ta rishqyrtoj pozicionin e saj se a do të vazhdojë të qëndroj në qeveri apo do të kalojë në opozitë.
ASH-ja ka tetë deputetë në parlament dhe qëllimi i kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski për futjen e saj në qeveri është përforcimi i shumicës parlamentare, si dhe përgatitja për arritjen e dy të tretave të domosdoshme për rishikimin e Kushtetutës.
Në takimin e fundit në mes të kryeministrit Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së Taravari – ishte deklaruar nga ky i fundit se “në përgjithësi, 90 për qind e angazhimeve programore janë të sinkronizuara. Nuk janë diskutuar zgjedhjet e personelit, por pres që edhe këtë do ta diskutojmë këto ditë. Sot u fokusuam në objektivat e programit dhe periudhën që do të duhet të largojmë. Nuk ka ofertë nga kryeministri për zgjidhje kadrore, për dy-tre ditë do të arrijmë marrëveshje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës