Seancë për Kosovën në Kuvendin e Serbisë – pritet që Vuçiç ta zbulojë dokumentin e propozimit franko-gjerman
Me fillim në orën 10:00 në Kuvendin e Serbisë do të fillojë ajo që është quajtur seanca maratonike për të diskutuar rreth marrëveshjes potenciale me Kosovën.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e ka njoftuar prej ditësh këtë seancë raportuese duke u thënë deputetëve se mund të qëndrojnë edhe disa ditë në seancë dhe të pyesin çkado që i shqetëson rreth situatës me Kosovën.
Mediat kishin raportuar se derisa të ketë seancë brenda, qytetarë mund të grumbullohen jashtë, por Danas raporton se deri më tani, disa minuta para orës 10:00, nuk ka grumbullim njerëzish.
Deputetët në Serbi kanë thënë që presin nga presidenti Vuçiç që në Kuvend të sjell edhe dokumentin e Marrëveshjes Bazë mbështetur në propozimin franko-gjerman, që deri më tani konsiderohet sekret.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, në një dalje në një emision televiziv në Radiotelevizionin e Serbisë tha se gjithçka është gati për seancën e Kuvendit për Kosovën.
“Të gjithë deputetët e kanë marrë materialin, presidenti serb Aleksandar Vuçiç vjen për të marrë pjesë në debat për herë të katërt. Ai jo vetëm që do të shpallë se cili do të jetë qëndrimi i shtetit, por do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe do të jetë aty pavarësisht sa do zgjas seanca”, tha Orliç.
Sipas tij, nëse shkon deri në atë pikë që “disa njerëz të tregojnë seriozitet dhe përgjegjësi, ky do të ishte përparim”.
Ai ka tretuar edhe se në seancë “do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të serbëve nga Kosova. Ata e dinë më së miri se kush punon për ta”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it
-
Ndihma në Gaza do të bëhet funksionale në “dy-tre javë”
-
Abdixhiku kërkon vota për politikanin gjerman në prag të zgjedhjeve evropiane
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it