Lajme

“Mbi 700 milionë euro po rrinë, rinia po largohet”, Limaj kritikon Qeverinë


Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se i ka të palosura mbi 700 milionë euro në llogari bankare, derisa shumë të rinj po largohen nga vendi.

“700 – 800 milionë euro po rrinë, rinia në Kosovë po largohet, rrogat i kemi të vogla. Prej 2008 e deri më sot nuk ka qeveri në Kosovë që i ka humbur më shumë buxhetit të Kosovës se kjo për 1 vit”, tha Limaj në emisionin Oxygen.

Tash kur Kosova përballet me inflacionin, Limaj ka pyetur se “a keni parë në këtë vit diçka duke u ndërtuar në Kosovë?”.

“Kjo Qeveri është keqpërdoruesja më e madhe deri më sot. Kjo qeveri ka keq menaxhuar buxhetin e Kosovës”.

“Qeveria është për të investuar dhe shpenzuar paranë. Qeveritë maten nga aftësia për të shpenzuar paratë. Një kryeministër i mirë në fund matet me buxhetin”, shtoi ai.

Sipas Limajt, Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka shpenzuar buxhetin e vet në shpenzime kapitale.

“Ata njerëz nuk dinë me marr vendime ose nuk kanë guxim. Por, ka mundësi që nuk kanë pas as plan”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore