Në New York, automjetet Uber dhe Lyft do të kërkohet të kenë emetim zero deri në vitin 2030.
Sakaq, vendimi mund të prekë 100 mijë automjetet me qira që operojnë në të gjithë New York-un.
Kryetari i bashkisë, Eric Adams, ka njoftuar se Uber-it dhe Lyft-it do t’i kërkohet të kenë një flotë me zero emetime deri në vitin 2030.
Çka nënkupton “zero emetime për mbi 100 mijë automjete në rrugët e qytetit tonë”, ka thënë Adams, duke shtuar se Uber dhe Lyft e mbështesin tranzicionin dhe se ndërrimi do të vijë pa kosto shtesë për shoferët.
“Ne po inkurajojmë gjithashtu njujorkezët që ngasin makinën që të kalojnë edhe te automjetet elektrike, duke shtuar stacione karikimi në të pesë bashkitë”, ka thënë ai.
Detajet rreth asaj se si do të ndodhë tranzicioni pa u kushtuar më shumë shoferëve nuk janë publikuar ende.
Por pas njoftimit, Uber dhe Lyft ndanë deklarata që tregojnë mbështetje për ndryshimin e ardhshëm.
“Ne jemi të ngazëllyer për të bashkëpunuar me New York-un në udhëtimin tonë”, ka thënë drejtori i qëndrueshmërisë së Lyft, Paul Augustine.
Kurse Josh Gold, drejtori i lartë i politikave në Uber, ka thënë se “Uber-i e duartroket ambicien e kryetarit të bashkisë për reduktimin e emetimeve”.
Tanimë, Uber dhe Lyft kanë shpallur qëllimet e tyre kur bëhet fjalë për të pasur 100 për qind flota të automjeteve elektrike deri në vitin 2030.
Të dyja kompanitë janë përpjekur të joshin shoferët që të tregtojnë makina me emetim për automjete elektrike duke përdorur përfitime dhe stimuj.
Uber u ofron shoferëve që përdorin një automjet elektrik një dollarë shtesë të fituar për udhëtimin e tyre dhe në partneritet me kompaninë e makinave me qira Hertz për të ofruar mundësi për marrjen me qira të automjeteve elektrike.
Ndërsa Lyft ka ofruar promovime të ngjashme dhe ka premtuar të zgjerojë mundësitë e marrjes me qira të automjeteve elektrike për shoferët që nuk duan të blejnë një makinë të re.
Por vetëm 1 për qind e shoferëve të atjeshëm përdorin automjete elektrike që nga shtatori.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”