Sport

Hip Hop artistët më të mirë në basketboll (Video)


Hip Hop artistët përveç këngëve fantastike që i bëjnë, shumë nga ta janë fantastik edhe në fushën e basketbollit.

J Cole konsiderohet si një nga reperët më të mirë në botë, ai po ashtu besohet se do kishte mundur të futet në NBA nëse nuk do kishte zgjedhur muzikën.

Ai nuk konsiderohet fenomen vetëm në fushën muzikore, por po ashtu edhe në fushën e basketbollit.

J Cole ka pamje ku shihet se mundet të bëjë gjithçka si lojtar profesionist, ai shihet duke luajtur me lojtarët më të mirë të ligës, dhe nuk dallon asgjë nga ata.

Në 2012, në All Star Game të VIP, J Cole bën një ngulitje fantastike me anë të ”alleyoop”.

Ai po ashtu në garën e ngulitjes më të mirë në vitin 2019 provon një ngulitje të cilën dështon por të gjithë lojtarët mbesin të befasuar pasi ai nuk kishte bërë trajnime por ishte afër ta ngulitë.

Quavo është një nga reperët më të famshëm të viteve të fundit, por ai po ashtu është fantastik në fushën e basketbollit.

Ai u zgjedh lojtari më i mirë (MVP) i ndeshjes së All Star të VIP në vitin 2019 ku shënoi 27 pikë.

Quavo po ashtu luante me lojtarët më të mirë të NBA, dhe nuk vrehej ndonjë dallim i madh mes tyre.

Ai ushtronte shpesh edhe me djalin e Shaquille O’Neal, Shareef O’Neal, i cili është prospekt për të hyrë në NBA. Quavo e mposht Shareef-in shumë shpesh në videot e publikuara dhe kjo e bën reperin lojtar shumë serioz në sportin e basketbollit.

Chris Brown i cili mund të konsiderohet si artisti me aftësitë më të mira basketbollistike, nuk është i mirë vetëm në fushën muzikore, por edhe atë të sportit.

Ai nuk ka marr pjesë asnjëherë në All Starin e VIP por kjo nuk e bën atë më të dobët se të lart përmendurit.

Chris Brown ka driblim përfekt, asistime fantastike dhe është shumë i saktë në gjuajtje.

Në disa pamje ku shihet Chris Brown duke luajtur basketboll, ai posedon të gjitha aftësitë e një profesionisti, dhe ndoshta nëse nuk do ishte këngëtar, mund të ishte basketbollist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore