Sport

Lara Colturi rrëmben medaljen e tretë të artë në Botërorin e Austrisë


Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive për të Rinj në St.Anton të Austrisë, Lara Colturi ka arritur të marrë medaljen e artë të radhës.

Pasi u shpall kampione Bote në garën e Skive Alpine, kategoria Super G për grupmoshat U-21 dhe mori medaljen e artë në disiplinën Downhill U-18 të premten, Lara la gjurmë përsëri.

Në garën e fundit të zhvilluar këtë të shtunë, skiatorja me orgjinë italiane, por e natyralizuar në shqiptare arriti triumfin në Giant Slalom U-18.

Kujtojmë që Lara është vetëm 16-vjeçe dhe e mbyll aventurën në Kampionatin Botëror të Austrisë me tre medalje të arta. Ajo u rendit e treta në renditjen e përgjithshme.

Gara e kësaj të shtune ishte gara e fundit në Kampionatin botëror të të Rinjve pasi do të zhvendoset në Kronplatz për etapën e rradhës së Kupës së Botës dhe në datën 26 janar, Colturi do të marri pjesë në Festivalin Olimpik Evropian Rinor.

Lara Colturi, italiania që bëri Shqipërinë kampione bote

Lara Colturi kampione bote në Ski Alpine për Moshat

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore