Sport

Lara Colturi kampione bote në Ski Alpine për Moshat


Lara Colturi, Foto: KOKSH

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi u shpall kampione bote në garën e Skive Alpine, kategoria Super G, në Kampionatin Botëror të Skive për Moshat që po zhvillohet në St. Anton am Arlberg të Austrisë.

Ajo shënoi kohën 1:01.64 duke lënë pas zviceranen Grob dhe gjermanen Aicher, duke triumfuar midis 37 konkurentëve.

Kujtojmë se një ditë më parë, Colturi triumfoi duke fituar medaljen e artë në disiplinën e Downhill.

Colturi do të garojë edhe në kategorinë Gjigand të Skive Alpine, në date 21 janar dhe më pas do t’i drejtohet Kronplatzit për ndalesën e rradhës në Kupën e Botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore