Kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç, pas një takimi që ka pasur të martën me qytetarë të kësaj komune, ka zhvilluar një takim me komandantin e komandës rajonale-perëndim të KFOR-it, Ivan Marot, nga i cili ka kërkuar të rrisë prezencën në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe.
“Përfundimi im është se situata është shumë e vështirë dhe e rëndë. Këtë ia kam përcjellë komandantit të KFOR-it. I kërkova KFOR-it të rrisë prezencën, duke e kuptuar nivelin e kapaciteteve të pranisë së tyre në përgjithësi. Ata do të rrisin praninë e tyre në përputhje me rrethanat”, tha Jevtiç për TV Herc.
Nga ana tjetër, siç shtoi ai, nga Policia e Kosovës do të kërkohet që të shtojë patrullimet në afërsi të shkollave krahas patrullave të përhershme kur të fillojë mësimi.
“Të shtohen patrullat ku fëmijët presin transportin publik për të shkuar në shkollë dhe në kohën kur fëmijët kthehen nga shkolla, këto ishin kërkesat e qytetarëve”, tha ai.
Kujtojmë se më 6 janar, një ngjarje e rëndë ndodhi në komunën e Shtërpcës ku mbetën të plagosur dy të rinjë serbë (11 dhe 21 vjeçar).
Serbia provoi ta përdorë për propagandë plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë – A ia arriti?
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca kundër Taravarit: Cdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare
-
Urdhri izraelit për të evakuuar Rafahun është çnjerëzor, thotë Volter Türk
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
Lajmet kryesore
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
BE e gatshme të mbrojë ekonominë, i thotë shefja e bllokut Kinës
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE