MPJ pas sulmit të autobusit me mërgimtarë nga Kosova: Regjimi i Vuçiç-it po vazhdon nxitjen e dhunës
Pas sulmit të një autobusi që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund, ka reaguar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Liza Gashi.
Përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’, ajo ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç si nxitës i dhunës ndaj shqiptarëve.
“Dje, një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas këtij agresioni”, thuhet në reagimin e Gashit.
Yesterday, a bus full of diaspora members traveling from 🇽🇰 to 🇩🇪 was attacked with rocks while passing through Serbia. Thankfully, nobody was hurt. However, we are highly concerned by the attack and condemn the motifs behind the aggression.
— Liza Gashi (@GashiLiza) January 9, 2023
Ajo ka sqaruar se Kosova është kundër çdo kërcënimi më bazë etnike.
“Republika e Kosovës është kundër çdo kërcënimi me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe mërgatës së saj. Është e qartë se regjimi i [Aleksandar] Vuçiqit dhe nxitja e tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës është ende në funksion me pasoja potencialisht të mëdha”.
Sulmi kishte ndodhur gjatë të shtunës së 9 janarit, derisa mërgimtarët nga Kosova po kalonin nëpër Serbi për të shkuar në Gjermani.
Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.
Ndryshe, janë të shpeshta rastet kur veturat, apo autobusët sulmohen gjatë qarkullimit nëpër Serbi.
Gjithashtu, të shpeshta janë edhe rastet e arrestimeve, të cilët mbahen me muaj e vite në paraburgim në shtetin serb.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-piloti i Marinës amerikane i arrestuar në Australi ka punuar me hakerët kinezë, thotë avokati
-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Vdes njeriu që kishte transplantuar për herë të parë veshkën e derrit
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar