James Cameron nuk ka më asnjë dyshim se ai do t’i realizojë të pesë filmat e sagës Avatar që ka shkruar, pas suksesit të madh që ka korrur me instalimin e dytë, The Way of Water, i cili aktualisht vijon të shfaqet në kinematë botërore.
Me 1.5 miliardë dollarë bileta të shitura në tre javë, filmi mund të shkojë edhe deri në shifrën e 2 miliardëve, nëse mbahet i njëjti ritëm si deri tani.
Për këtë arsye, fitimet e gjeneruara për kompaninë do të jenë të majme dhe nuk mund të ketë justifikime për të mos e marrë mundimin në vënien në ekran të tre filmave të mbetur.
Në tërësi, regjisori kanadez Cameron, ka shkruar pesë skenarë.
Dy të parët janë përmbyllur tashmë, ndërsa i treti është filmuar thuajse i gjithi dhe e vetmja gjë për t’u bërë janë prekjet e fundit në pas-prodhim.
Sipas zërave pranë studios kinematografike të Cameron, edhe disa sekuenca të shkurtra për Avatar 4 janë filmuar, por sërish pjesa dërrmuese e skenarit mbetet për t’u xhiruar.
Gjatë javës së tretë në kinema, Avatar u bë edhe filmi me fitime më të mëdha të gjeneruara, duke lënë pas Top Gun Maverick, i cili mban ende rekordin si filmi me fitimet më të mëdha në Amerikën e Veriut.
The Way of Water duhet të fitojë edhe mbi 250 milionë dollarë të tjera në SHBA dhe Kanada për të arritur Maverick, por kjo duket e vështirë.
Teksa, mbi filmin e tretë të sagës, ajo çfarë pritet nga shikuesit me më shumë kërshëri është të shihet se si do të jetë vijimësia e familjes Sully, apo edhe eksplorimi i botëve të reja, ku 15 fise të ndryshme “Na’vi” do të shihen në habitatin e tyre, në planetin Pandora.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Disney dhe Warner do të bashkojnë shërbimet e transmetimit
-
Kevin Spacey rrëzon vendimin e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e sulmeve seksuale për gabimin e avokatëve
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Emily Blunt thotë se “nuk ka pasur pëlqim për shumë prej aktorëve me të cilët është puthur nëpër xhirimet e filmave”
Lajmet kryesore
-
AFP: Nga BRSS në NATO, Shqipëria shfaq të kaluarën ushtarake
-
Vizita e Ramës në Athinë has edhe kundërshtime të ‘unifikuara’ nga opozita shqiptare
-
Emiri i Kuvajtit shpërndan parlamentin në një krizë të re politike
-
Krasniqi pranon ftesën e Kurtit për takim, do të kërkojë caktimin e datës së zgjedhjeve