Aksionet e Tesla-s e kanë nisur vitin 2023 aty ku e kishin lënë vitin e kaluar.
Ato kanë rënë me më shumë se 14 për qind të martën e 3 janarit për shkak të shqetësimeve në rritje rreth dobësimit të kërkesës dhe problemeve logjistike.
Këto të fundit kanë penguar dërgesat për prodhuesin e automjeteve elektrike.
Dikur me vlerë më shumë se 1 trilion dollarë, Tesla ka humbur më shumë se 65 për qind në vlerën e tregut në vitin 2022 të trazuar.
Ndërsa rënia e së martës ka rrëzuar rreth 60 miliardë dollarë në vlerën e tregut, afërsisht e barabartë me vlerësimin e rivalit Ford, i cili vitin e kaluar shiti tre herë më shumë makina si Tesla.
E gjitha kjo pasi Tesla humbi pritshmëritë e tregut për dërgesat në tremujorin e katërt, pavarësisht se dërgoi një numër rekord automjetesh.
Sakaq, analistë të Wall Street-it presin më shumë presion mbi aksionet në muajt e ardhshëm, pasi kompania përballet me konkurrencë të ashpër nga prodhuesit e tjerë të automjeteve dhe kërkesë më të dobët globale.
“Kërkesa e përgjithshme ka filluar të godasë pak Tesla-n dhe kompanisë do t’i duhet të rregullojë dhe ulë çmimet më shumë në Kinë, e cila mbetet çelësi i historisë së rritjes”, sipas analistit Dan Ives.
Muajt e fundit, prodhuesit globalë të automjeteve kanë luftuar me një rënie të kërkesës në Kinë, tregu më i mirë i automjeteve në botë, ku përhapja e COVID-it ka goditur rritjen ekonomike dhe shpenzimet e konsumatorit.
Dhe Tesla po ofron zbritje të mëdha atje, si dhe një subvencion për kostot e sigurimit.
Performanca e prodhuesit të automjeteve elektrike në vitin 2022 ishte ndër më të këqijat në indeksin S&P 500.
Vlera e tregut të Tesla-s ka rënë me rreth 400 miliardë dollarë që kur shefi ekzekutiv Elon Musk siguroi financim për të blerë platformën Twitter.
Një pjesë e kësaj rënie ka ardhur nga shitja e aksioneve për të financuar marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel