Të hënën e 26 dhjetorit, një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës nga i cili ka vdekur një person dhe janë lënduar tre të tjerë.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 7:45, policia është njoftua se ka ndodhë një aksident në Novosellë mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një person dhe janë lënduar tre persona të cilët me urgjencë janë dërguar për trajtim mjekësor në spital”, ka thënë Gashi për AP.
Ai ka shtuar se gjendja e tyre shëndetësore aktualisht nuk është përmirësuar dhe për këtë arsyeje nga spitali i Pejës i kanë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Kurse më vonë me udhëzim të mjekut janë transportuar për në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda”, ka thënë Gashi.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), pasi nga ky aksident ka mbetur i vdekur një zyrtar policor.
Ndërsa akoma janë të pranishëm edhe policia të cilët janë duke bërë hetime lidhur me shkaqet që kanë sjell deri tek aksidenti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së
-
Kalvari i vuajtjeve të 25-vjeçarit në Miami, mes torturave në burg dhe talljeve të efektivëve
-
Haradinaj: Përgjithmonë krenar me heroizmin dhe mirënjohës për sakrificën e popullit tonë për liri
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Policia gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit