Shqipëria

Rritje e numrit të vizitorëve tetorin e këtij viti në Shqipëri


Këtë muaj tetor, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 44,3 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2021.

Të njëjtën ecuri ndjek edhe numri i vizitorëve rezident që është rritur me 39,5 për qind dhe numri i vizitorëve jo-rezident që është rritur me 48,7 për qind.

Ndërkohë, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 32,5 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2021.

Të njëjtën ecuri ndjek edhe numri i net qëndrimeve nga rezidentët që është rritur me 40,8 për qind dhe numri i net qëndrimeve nga jo-rezident që është rritur me 27,5 për qind.

Numri i vizitorëve rezident që janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 85,7 për qind, kurse në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 87,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Vizitorë dhe netë qëndrime gjithsej(numër në mijë)

Sipas INSTAT-it, numri i vizitorëve rezident që janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 40,0 për qind.

Numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve rezulton në “Rajonin Qendër“ (47,0 %), sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (63,4 %) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,1 %).

Gjatë muajit tetor të këtij viti, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 32,5 për qind në krahasim me muajin e kaluar tetor.

Numri i net qëndrimeve të vizitorëve rezident që janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 63,1 për qind.

Ndërsa në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 65,0 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i net qëndrimeve të vizitorëve rezident që janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 42,7 për qind.

Vizitorë jo-rezident sipas shteteve (%)

Ndërkaq, numri më i lartë i net qëndrimeve sipas rajoneve rezulton në “Rajonin Qendër“ (49,4 %), sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (53,5 %) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,3 %).

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 12,5 për qind kundrejt 11,0 për qind që ishte në muajin tetor 2021.

Ndërsa norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 12,4 për qind kundrejt 10,0 për qind që ishte tetorin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore