Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se Sarrazin e ka mikpritur atë në shtëpinë e tij në Hamburg të Gjermanisë.
“Në Hamburg, në shtëpinë e Manuel Sarrazin, të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor”.
“E falenderova për gjithë përkrahjen gjermane ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me arsyen e takimit me diplomatin gjerman.
Ndërkohë, energjia e diplomatëve perëndimorë është përqendruar në propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emanuel Macron.
Gjithashtu, gjatë javës së ardhshme pritet që Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë në kuadër të diskutimeve për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në përputhje me planin e ashtuquajtur franko-gjerman.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Tension në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, qytetarët heqin kordonin policor
-
Putini betohet në mandatin e tij të pestë si president
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet