Vuçiç: Serbët në Veri janë afër të marrin vendimin që të mos e lënë askënd në atë pjesë – nuk tolerojmë më
“Serbët në veri të Ibrit janë afër vendosjes që të mos lejojnë askënd të hyjë më në Veri. Duhet të kuptoni se gjithçka vlon”.
Kështu deklaroi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheliy.
“Duke qenë se kam raporte nga të gjitha shërbimet e ndryshme të mundshme dhe flas me njerëzit tanë, e di që njerëzit po vlojnë”.
Ai paralajmëroi se nuk do të distancohet nga gjuha e përdorur ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe se populli serb nuk do ta “duroj më terrorin e tij”.
Pas vendimit për ta ngarkuar politikanin serb, Nenad Rashiç, me detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Vuçiç e quajti atë dhe këshilltaren e tij Rada Trajkoviç, si “llumi i shoqërisë serbe” dhe Kurtin që i emëroi si “llum terrorist”.
“Nuk u pendova për asnjë fjalë, gjithçka që i thashë Kurtit, Trajkoviç’it dhe Rashiç’it, do të thotë, gjithçka që thashë dje, ma atribuoni edhe sot”.
“Më lejoni t’u them të gjithëve që nuk jam as i çmendur, as i dehur, as budalla, sepse pi vetëm çaj kamomili dhe kola zero. Po shemben të gjitha llojet e mundësive për një bisedë normale me Prishtinën”, shtoi ai.
Gjithashtu, ai ka kujtuar se serbët nuk janë lejuar të votojnë në territorin e Kosovës për zgjedhjet serbe, ndonëse siç pretendon ai, nga QUINT’i i kanë premtuar se do t’i bëjnë presion Kurtit.
“Ajo e drejtë asnjëherë më parë nuk iu është mohuar qytetarëve që e shohin veten si qytetarë të Serbisë, me përjashtim të Rashiç’it, Trajkoviç’it dhe Kurtit”.
Ndërkaq, arsyeja e shqetësimit të zyrtarëve serbë, sipas ministrit të sapoemëruar, Nenad Rashiç, ka të bëjë me faktin që ai është “serb autentik i Kosovës” dhe nuk kontrollohet nga Beogradi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ben Gvir kërkon pushtimin e menjëhershëm të Rafahut
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrencia, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Biden i bëri presion Netanyahut kundër një pushtimi në Rafah
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrencia, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin