Është duke u hedhur shorti për fazën e 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve.
16 skuadrat e kualifikuara nga grupet do të mësojnë kundërshtarët e tyre, ku do të ballafaqohen mes vete për një rrugëtim drejt finales së madhe.
Në vazon e parë janë të përfshira ekipet që kanë përfunduar në vendet e para në grupet e tyre respektive, ndërsa në vazon e dytë janë ekipet e vendeve të dyta në grupe.
Vazo e parë: Real Madrid, Napoli, Manchester City, Bayern Munchen, Chelsea, Tottenham, Porto dhe Benfica.
Vazo e dytë: Inter, Milan, Paris Saint-Germain, Liverpool, Borussia Dortmund, Club Brugge, Eintracht Frankfurt, Leipzig.
Çiftet e fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve:
Leipzig – Manchester City
Club Brugge – Benfica
Liverpool – Real Madrid
Milan – Tottenham
Eintracht Frankfurt – Napoli
Borussia Dortmund – Chelsea
Inter – Porto
Paris Saint-Germain – Bayern Munich
Ndeshjet e para të raundit të 1/8-ve do të zhvillohen me 14-15 dhe 21-22 shkurt, teksa takimet e kthimit do të luhen me 7-8 dhe 14-15 mars.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com