Duke u nisur nga shuma e parave që janë derdhur në buxhetin e tij si pjesë e planit shpenzues për katër vitet e ardhshme, Presidenti i ‘Republikës Serbe’ në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, do të jetë lideri më i fuqishëm i rajonit.
Mediumi serb N1, ka publikuar buxhetin e anëtarit serb të Presidencës së BeH-së, me një plan shpenzimi që kap një shumë prej 28 milionë eurove.
Buxheti i propozuar për presidentin e RS-së ishte temë e diskutimit të sotëm, në të cilin buxheti i shefit të shtetit u rrit në mënyrë drastike, nga 5 milionë e 200 mijë euro në 28 milionë e 900 mijë euro.
Presidentët e vendeve të tjera të rajonit kanë pakrahësimisht më pak.
Buxheti i Dodik-ut do të jetë pesë herë më i madh se ai i Zoran Milanoviç-it, presidentit të Kroacisë, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, i cili ka në dispozicion pak më shumë se pesë milionë euro.
Ndërkaq, buxheti i nacionalistit serb do të jetë 17 herë më i madh se ai i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka në dispozicion vetëm 1 milionë e 68 mijë euro.
Nga të gjithë presidentët e kësaj liste, “më i varfëri” do të mbetet Milo Gjukanoviç, Presidenti i Malit të Zi dhe lideri më jetëgjatë në rajon, i cili ka në dispozicion 1 milionë e 32 mijë euro.
Dodik do t’i ketë këto fonde në dispozicion kryesisht për çështje humanitare.
Ndryshe, vlen të përmendet se më gjashtë janar të këtij viti Ministria e Financave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksionone ndaj liderit të serbëve të BeH-së, Milorad Dodik.
Ai është sundimtar i ‘Republikës Serbe’, entitetit serb në BeH, që u krijua sipas Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995.
Ndërsa, aktualisht BeH po përballet me krizën e saj më të rëndë politike që nga vitet 1990, ShBA-të patën njoftuar se Dodik e ka përdorur pozitën e tij për të grumbulluar pasuri përmes një sistemi patronazhi dhe ryshfeti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rikthehen ndarjet rreth Unionit të Tregjeve të Kapitalit në Eurogroup
-
Mbi 50 mijë protestues në Tbilisi kundër ligjit mbi ndikimin e huaj
-
Mitsotakis: Iniciativa e presidentes së Maqedonisë së Veriut është e paligjshme dhe e palejueshme
-
Zëvendëskryeministri maltez jep dorëheqjen teksa pritej të bëhej komisioner evropian
Lajmet kryesore
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
-
Komisioni Hetimor për shëndetësinë në ngërç, do të marrë zgjidhje?
-
Mitsotakis: Iniciativa e presidentes së Maqedonisë së Veriut është e paligjshme dhe e palejueshme
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdimësi e krizës?