Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku deklaroi se do të analizohet çdo detaj para vendimit për fashën 800 kWh.
Lajmi u bë i ditur nga zëvendës kryeministrja, duke cituar statusin e saj në median sociale “Twitter”.
“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh”, shkruan zyrtarja shqiptare.
Më herët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do hidhte poshtë lajmet se do të ketë një rritje të çmimit të energjisë elektrike më 1 nëntor.
Ai shkruante në Twitter se është “opozita e rublave ruse” që e ka përhapur këtë lajm, duke kujtuar kështu edhe lidhjen e Partisë Demokratike me financimet ruse.
Rama e ka cilësuar një lajm dyfish të rremë, pasi sipas tij “kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë”.
Ndërkohë edhe pse Qeveria ende nuk e ka miratuar, Enti Rregullator i Energjisë ka marrë vendimin e vendosjes së fashës së konsumit prej 800 kilovat/orë, ku çdo kilovat i shpenzuar përtej kësaj fashe të mbrojtur, do të paguhet me çmimin 42 lekë.
Fillimisht, fasha pritej të bëhej aktive gjatë muajit tetor, por më pas Qeveria u tërhoq për këtë muaj, pasi prurjet energjetike ishin të kënaqshme dhe ishte konstatuar një rritje e kursimit të rrymës nga ana e qytetarëve.
Periudha për të cilën fasha do të aplikohet, do të jetë prej 1 nëntorit 2022 deri në 31 dhjetor 2022.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel