Sport

Luis Enriqiue, fituesi i tripletës me Barcelona-n që synon të rikthejë lavdinë te Spanja


Luis Enrique kërkon të rikthejë lavdinë e kombëtares spanjolle e cila është zbehur vitet e fundit. Këtë mision të vështirë trajneri 52-vjeçar do ta nisë në Botërorin e 2022.

Në eventin që do të zhvillohet në Katar mes nëntorit dhe dhjetorit, “La Furia Roja” (Furia e kuqe) ka rënë pjesë e Grupit E që përbëhet gjithashtu nga kombëtaret e Japonisë, Kosta Rikës dhe Gjermanisë.

Duke gjykuar nga mundësitë në letër, Spanja dhe Gjermania duhet të kishin ecin pa probleme në raundin tjetër. Por fuqia e Japonisë dhe Kosta Rikës nuk mund të nënvlerësohet.

Enrique e di mirë barrën e rëndë që po mban për të përgatitur skuadrën e tij për këtë turne. Ai ka provuar disa ndryshime duke zëvendësuar emrat e njohur me talentet e rinj më premtues në Spanjë.

Me një futboll tërheqës dhe me lojtarë cilësor, 52-vjeçari është gati që të bëjë Spanjën triumfatore në Kupën e Botës 2022.

Karriera e hershme

Enrique e filloi karrierën e tij si lojtar në vitin 1989 te Sporting Gijon. Gjithsej ai bëri 40 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi 17 gola.

Më pas, në vitin 1991, talenti i tij filloi të zbulohej nga gjigantët e Real Madrid-it dhe “Los Blancos” më pas e transferuan atë për një tarifë prej 1.5 milionë eurosh në atë kohë.

Në “Santiago Bernabeu”, emri i Luis Enrique-s doli më mirë seç pritej, duke u bërë shtylla kryesore e ekipit. Ai arriti të fitonte një titull në La Liga dhe një titull të Copa del Rey.

Photo: beIN SPORTS USA

Pasi kaloi katër sezone, më pas aventura e Enrique-s vazhdoi te Barcelona, nga viti 1996 deri në 2004. Në “Camp Nou”, talenti dhe aftësia e tij u ndjenë gjithnjë e më shumë dhe në vitin 2004 ai vendosi të “varte” këpucët në gozhdë pasi regjistroi 300 ndeshje me katalanasit.

Karriera e trajnerit

Pasi vendosi të tërhiqej në vitin 2004, Enrique vendosi të hynte në botën e trajnerit. Në vitin 2008, karriera e tij filloi duke stërvitur Barcelona B.

Më pas, ai provoi fatin e tij në Serie A duke trajnuar Roma-n. Në sezonin 2013/2014, ai drejtoi Celta Vigo-n përpara se të kthehej te Barcelona dhe të fitonte tripletën në sezonin e parë, si dhe ishte fitues i dyfishtë në sezonin e dytë.

Karriera me Kombëtaren e Spanjës

Në vitin 2018, Enrique u emërua trajner i Spanjës. Megjithatë, ai duhej të jepte dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Robert Moreno, sepse donte të fokusohej në kujdesin për vajzën e tij që vuante nga leuçemia.

Pas kësaj, në vitin 2019 ai u kthye për të trajnuar “La Furia Roja” dhe ndryshoi ngadalë strukturën dhe lojtarët në moshë.

Shtyllat si Gerard Pique, David de Gea, David Silva, deri te Sergio Ramos që të gjithë luajtën një rol të rëndësishëm në epokën e artë të Spanjës 2008-2012, ai filloi t’i hiqte nga skuadra.

52-vjeçari është i vendosur për të ulur moshën mesatare në kombëtare. Mosha mesatare ishte 28 vjeç në Rusi 2018 dhe vazhdon të bjerë me rritjen e numrit të lojtarëve të rinj.

Photo: AFP

Ndonëse ende nuk ka fituar një trofe të madh, Enrique ka arritur ta bëjë kombëtaren spanjolle të shkëlqejë në Euro 2020, ku arriti në gjysmëfinale dhe në Ligën e Kombeve 2020/21 UEFA si nënkampione.

Formimi i shtyllës kryesore të Spanjës

Stili i lojës së Barcelona-s ka ndikuar pak a shumë në njohuritë e trajnerit Enrique. Ai është një trajner që i pëlqen të mbajë një stil sulmues duke përdorur një formacion 4-3-3.

“Unë do të luaj një 4-3-3, që është stili im, por ne nuk do t’ia mbyllim derën askujt”, tha ai kur u emërua për herë të parë si trajner i kombëtares spanjolle.

Në këtë skemë, Luis Enrique fokusohet gjithmonë te dy mesfushorët e tij sulmues për të shtyrë në vijën e parë. Dhe vija e parë përmban pesë lojtarë, duke përfshirë tre sulmuesit dhe është shumë e vështirë të parashikohet.

Arritjet

Gjatë karrierës së tij si trajner, arritjet fantastike të Enrique-s mund të analizohen vetëm kur ka të bëjë me Barcelona-n.

Arritjet e tij variojnë nga dy tituj të La Liga-s në 2014/2015, 2015/2016, një titull në Champions League 2014/15, një titull të Kupës së Botës për Klube 2015/16 dhe tre tituj të Copa del Rey 2014/15, 2015/16, 2016/17 .

Ai u shpall trajneri i vitit në 2014/15. Sa i përket kombëtares spanjolle, Luis Enrique ishte në gjendje të sillte vetëm një “La Furia Roja” nënkampione të edicionit 2020/2021 të UEFA Nations League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore