Më 28 dhjetor, ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman dhe Ministri i jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi kanë nënshkruar në Zagreb, një memorandum mirëkuptimi dhe partneriteti strategjik midis dy ministrive.
Nënshkrimi i këtij memorandumi, u dakordësua fillimisht gjatë vizitës zyrtare të ministrit të jashtëm kroat, në Izrael, në muajin shtator.
“Unë e konsideroj memorandumin si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të Kroacisë me Izraelin. Jam i bindur se partneriteti strategjik midis dy vendeve do të sjellë shumë përfitime shtetet dhe qytetarët tanë,” deklaruoi ministri i jashtëm kroat, Grlic Radman.
Sipas memorandumit, të dy vendet do të promovojnë bashkëpunimin politiko-ekonomik dhe do të forcojnë marrëdhëniet në disa fusha, si diplomacia digjitale, komunikimi i krizës, sigurimi i ndihmës humanitare dhe të zhvillimit për vendet e treta, bashkëpunimi brenda kornizës së programeve dhe projekteve të Bashkimit Evropian (BE), bashkëpunimi në luftimin e ndryshimeve klimatike, shkëmbimi i akademikëve, ekspertëve dhe diplomatëve si dhe promovimi i bashkëpunimit kulturor./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com