Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola është pro liberalizmit të vizave për Kosovën.
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjithashtu u shpreh fuqishëm në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën duke iu referuar një diskutimi që kishte me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel disa muaj më pare”, ka shkruar Wigemark në Twitter.
Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në vitin 2018. Por, instanca e fundit është Këshilli i BE-së, apo vendet anëtare.
Cilët do të jenë hapat pas diskutimeve në Këshillin e BE-së?
Në takimin e grupit punues për vizat në Këshill do të shqyrtohet raporti i përditësuar teknik nga Komisioni Evropian për përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës.
Nëse ka pajtim mes vendeve anëtare të BE-së, atëherë tek ambasadorët e këtyre vendeve do të bartet përgjegjësia që të japin dritën e gjelbër për nisjen e diskutimeve trepalëshe – mes Parlamentit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian.
Marrë parasysh se Komisioni dhe Parlamenti nuk kanë asnjë rezervë për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo procedurë pritet të përmbyllet shpejt.
Kur në këto diskutime të arrihet pajtimi, atëherë të njëjtin do ta konfirmojnë formalisht edhe ambasadorët e vendeve anëtare.
Kjo mund të ndodhë në muajin nëntor, nëse ka vullnet politik.
Vendimi, më pas, votohet në komisionin përkatës të Parlamentit Evropian, e pastaj edhe në seancë plenare.
Pasi Parlamenti të votojë formalisht, përfaqësuesit e vendeve anëtare, me shumicë të kualifikuar, votojnë po ashtu për këtë vendim.
Hap i radhës është konfirmimi i vendimit edhe nga ministrat e vendeve anëtare në Këshill.
E gjithë kjo, sipas pritjeve të disa diplomatëve evropianë, mund të ndodhë deri në fund të këtij viti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sveçla: Rreth 40 serbë u bashkuan Policisë së Kosovës vetëm gjatë vitit 2024
-
Rama të hënën në Kosovë, takohet me Osmanin
-
25 vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës, Kurti: S’i falim krimet e Serbisë
-
Gërvalla “godet” LDK-në përmes Muhaxherit: Po artikulon deklarata skandaloze, të dëmshme për Kosovën dhe në linjë me Serbinë